×
  • Lajme
  • Aktuale

    Gjykata dënoi me vetëm 8 muaj dhunuesin e 15 vjeçares – Reagon Ministrja Haxhiu

    Insajderi
    25 October 2021 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore e Pejës, e ka dënuar me vetëm 8 muaj burgim të akuzuarin për përdhunimin e një 15 vjecareje për vepren e cila kishte ndodhur në vitin 2012. Për një vepër të tillë sipas Ligjit dënimet parashihen të jetë nga 5 deri në 20 vite burgim.

    Lidhur me këtë skandal të gjykatës ka reaguar ashpër Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Haxhiu ka thënë se është shqetësuar me këtë vendim pasi sipas saj është i padrejtë dhe përvec që motivon dhunuesit po i dhunon për së dyti viktimat.

    “Sapo përfundova fjalën në konferencën që i dedikohej viktimave të krimit, u njoftova me lajmin që dhunuesi seksual ndaj vajzës 15 vjeçare qenka dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim, pa asnjë rrethanë rënduese dhe fatkeqësisht shumë rrethana lehtësuese.

    Jam shumë e shqetësuar në raport me këto vendime absurde të padrejta dhe që motivojnë dhunuesit dhe që dhunojnë për së dyti herë viktimat”, tha Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark