×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjykata e dënon mësimdhënësin Kastriot Kurtin për ngacmim seksual që i bëri Medina Dautit

    Insajderi
    17 March 2023 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar mësimdhënësin, Kastriot Kurti për ngacmim seksual ndaj viktimës Medinë Dauti. Kurtit i është shqiptuar dënimi prej 1 viti e gjysmë burgim si dhe i është caktuar ndalimin i kontaktit me viktimën në çfarëdo forme për periudhën tre vjeçare, shkruan Insajderi.

    Kështu ka konfirmuar vet Dauti përmes një njoftimi në Facebook, duke u shprehur se sot është dëgjuar e drejta e saj.

    “Sot, nuk kam fituar vetëm unë, sot është bërë një hap përpara drejt gjykimeve të drejta dhe njohjes së përvojave të personave që përjetojnë ngacmime seksuale”, ka shkruar ajo mes tjerash.

    Liri. Drejtësi. Autonomi

    Ajo që kam kërkuar nga institucionet e drejtësisë tash e një vit ka qenë vetëm liria, drejtësia dhe autonomia. Të lëvizi e lirë e pa u ngacmuar, të më njihet cënimi që më është bërë nga institucionet e drejtësisë, dhe mbrohet e drejta ime për të thënë JO! Sot, Gjykata Themelore në Gjilan i konfirmoi të gjitha këto duke e duke shpallur fajtor të akuzuarin për ngacmim seksual. Sipas kërkesës sime, Gjykata ia ka shqiptuar të akuzuarit dënimin me kusht me një vit burgim, ndërsa si kusht ia ka caktuar ndalimin e kontaktimit tim në çfarë do forme për periudhën tre vjeçare.

    Rrugëtimi për të arritur deri këtu ka qenë tepër sfidues, si emocionalisht ashtu edhe fizikisht. Ndjenjat e pasigurisë, frika e vazhdueshme, cenimi i integritetit tim fizik e seksual, janë vetëm disa nga tmerret e përjetuara.

    Unë besoj se këtë ditë nuk do e kisha arritur pa përkrahjen e familjes sime, miqve të mi, publikut, e veçanërisht pa përkrahjen e avokates time, Rina Kika.

    Kjo fitore është një dëshmi e vendosmërisë së palëkundur dhe përkushtimit të saj për drejtësi.

    Këmbëngulja dhe profesionalizmi i Rinës për lirinë time, kanë qenë thelbësore në krejt këtë rrugëtim.
    Sot, nuk kam fituar vetëm unë, sot është bërë një hap përpara drejt gjykimeve të drejta dhe njohjes së përvojave të personave që përjetojnë ngacmime seksuale. Shpresoj se ky rast do t’i shërbejë institucioneve të drejtësisë si udhërrëfim për trajtimin e rasteve të tilla në të ardhmen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark