×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjykata e dërgon në paraburgim, çka deklaroi avokati i Endrit Berishës

    Insajderi
    17 April 2024 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka vendosur ta dërgojë në paraburgim Endrit Berishën, ai po dyshohet së “vrasje në tentativë” dhe “posedim të armëve”. Berisha ishte vet dorëzuar në polici pas rastit të gjuajtjes me armë zjarri me një grup prej 3 personash, të cilët ende ndodhen në arrati.

    Për rastin e Berishës është deklaruar avokati i tij, Prek Kola. Kola ka rreshtuar arsyet përse klienti i tij nuk duhet të paraburgoset.

    Ai përmend faktin që ka qenë bashkëpunues me policinë, pra që është vet-dorëzuar.

    “Mbrojtësi i të pandehurit Endrit Berisha, av. Prek Kola, lidhur me kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, ka deklaruar se: e ka kuptuar kërkesën e prokurorisë sa i përket caktimit të kësaj mase, e kundërshtojmë në tërësi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, për shkak se fillimisht nuk ekziston dyshimi i bazuar se i mbrojturi i tij ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë po ashtu, nga provat e siguruara prokuroria nuk e ka bërë artikulueshmërinë e provave në këtë fazë për veprimet e të mbrojturit të tij, se cilat veprime i ka marr ky personalisht në mbrojtën e tii gjatë sulmit nga të tre te pandehurit tjerë”, është shprehur ai para gjykatës përcjell Insajderi.

    Sipas avokatit nuk ekzistojnë kushtet që Berisha të dërgohet në paraburgim.

    “Edhe pse jemi në ketë fazë fillestare të hetimeve konsideron se nuk ekzistojnë edhe tri kushte tjera ligjore që prokuroria pretendon se i mbrojturi i tij mund të ikë, ti shmanget procedurës penale, ndikoi në dëshmitar si dhe pesha e veprave penale. Prokuroria me asnjë prove nuk e argumenton faktin se si i mbrojtura i tii mund të ikë. ku mund të shkoi pasi që i njëjti është paraqitur vullnetarisht në polici dhe është vet interesuar për ndriçimin e kësaj çështje, pasi në këtë procedurë vetën e ndjen si palë të dëmtuar”, deklaron tutje avokati.

    Në arsyetimin e avokatit theksohet se dy familjet janë në një proces pajtimi, dhe si rrjedhojë sipas tij nuk ka rrezik të përsëritjes së veprës penale.

    “Po ashtu, nuk ekziston edhe arsyeja tjetër ligjore se i mbrojturi i tij mund të ndikoi në dëshmitar, pasi prokuroria në kërkese nuk ka potencuar asnjë emër se kush janë këta dëshmitar dhe si mund të ndikoi në këta dëshmitar. Sa i përket peshës se veprës penale kjo mbetet të vërtetohet në procedurat e ardhshme, por, kërkesa është tejet e rëndë me peshën e kësaj vepre, e duke marr parasysh faktin se i mbrojturi i tij është mbajtës i vetëm i familjes, ka prindërit e moshuar, nuk ka asnjë qëllim ti shmanget kësaj procedure, po ashtu, tre të pandehurit e tjerë dhe familja e këtu të mbrojturit të tii të njëitit kanë kërkuar dhe janë në proces të pajtimit në mes te dy familjeve dhe nuk ka asnjë rrezik të përsëritjes së veprës penale, apo përfundimit të kësaj vepre”, thuhet në sqarimin e tij.

    Të përfshirë në rast janë Ardian Hasanaj, Egzon Muçaj, Zeki Hasanaj dhe Endrit Berisha. Të njëjtit ndodhen në arrati.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark