×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    U gjuajtë me një grup me armë zjarri – gjykata vendos për masën e paraburgimit ndaj Endrit Berishës

    Insajderi
    17 April 2024 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka vendosur ta paraburgos për 1 muaj, Endrit Berishën për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë e mbetur në tentative” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Paraburgimi siç mëson Insajderi, atij do t’i llogaritet prej datës 15 prill deri me datë 15 maj.

    Çka deklaronte prokuroria për Endrit Berishën?

    Prokuroria akuzon Endrit Berishën, se në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë me 14 prill rreth orës 19:35, ka dashur t’i privojë nga jeta të dyshuarit Ardian Hasanaj, Zeki Hasanaj dhe Egzon Muçaj të tre nga Gjakova.

    Me të arritë tek vetura e tyre, Berisha goditet me shuplakë nga Ardian Hasanaj dhe vetëm pastaj ky i fundit e nxjerr armën nga brezi dhe fillon të gjuajë teksa ikë.

    Poashtu ndaj tij rëndon vepra penale “vrasje në tentatië” si dhe armë mbajtje pa leje.

    “…në atë mënyrë pasi është thirrë në Snapchat nga i dëmtuari Egzon Muçaj, të cilit nuk i përgjigjet, pastaj pranon sms ku i shkruan se është “afër banesës apo del poshtë”, atëherë i pandehuri merr armën e llojit “Sig” me numër ser: P-66575, Cal 7.65 mm, e vendosë në brezë, shkon dhe takohet me të njëjtin i cili i thotë “çka ke pas me Ardianin”, me atë rast goditet nga Ardiani me shuplaka në fytyrë, atëherë i pandehuri nxjerrë revolen nga brezi e karrikon dhe gjuan me të, pastaj fillon të ikë, ndërsa tre të pandehurit e ndjekin pas, ashtu që i pandehuri Endrit gjuan tek të njëjtit me armë në drejtim të tyre derisa arrin të arratiset pas fshehjes së bërë tek vetura “VW Polo” dhe “Golf 6″ me që gjendeshin të parkuara”, thuhet në dosjen e siguruar nga Insajderi.

    Burimet kanë informuar Gazetën se viktima, Endrit Berisha ka pasur një konflikti para pesë viteve personin me emër Ardian Hasanaj i cili me qëllim hakmarrjeje ka shkuar në shtëpinë e Endrit Berishës.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark