×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjykata kthen në punë ish-drejtorin që përkrahte PDK’në në Shtime, vendimi kundërshtohet nga Qemajl Aliu i VV’së

    Insajderi
    12 May 2023 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore e Ferizajt ka aprovuar kërkesëpadinë e ish-drejtorit të shkollës fillore “Lasgush Poradeci” në Muzeqinë, Arben Zeqiri për kthim në vendin e punës, pasi pushteti i Vetëvendosjes në Shtime e largoi nga kjo pozitë.

    Arben Zeqiri tha për Gazetën Insajderi se kryetari i komunës, Qemajl Aliu e ka larguar nga puna kundërligjshëm pasi ia kishte kërkuar drejtori i atëhershëm i arsimit, Lulzim Sahiti.

    Zeqiri tha se Aliu dhe Sahiti janë hakmarrë kundër tij për inate politike.

    Largimi im nga pozita e drejtorit, ishte një hakmarrje absurde që buronte që nga zgjedhjet komunale për kryetar Komune të vitit 2021, ku Qemajl Aliu dhe Lulzim Sahiti për inate dhe qëllime politike, më kanë gjykuar dhe apostrofuar publikisht dhe më kanë shfrytëzuar si pjesë e fushatës negative në rrjetet sociale dhe në media, të prezantuara nga Lëvizja Vetëvendosje në Shtime dhe vetë Qemajl Aliu, si dhe faqe fantome të rrjeteve sociale facebook, duke më akuzuar dhe gjykuar pa të drejtë dhe pa asnjë bazë“, deklaroi ai.

    Tutje, Zeqiri tha se kryetari Aliu po tenton të zvarrisë kthimin e tij si drejtorë në atë shkollë.

    Vendimi i gjykatës, detyron komunën që të më kthej në vendim tim të punës si drejtor, me të gjitha të drejtat dhe autorizimet ligjore dhe njëkohësisht është përgjigja më e mirë dhe më e drejtë përballë përpjekjeve të ulta për “përndjekje” politike të njerëzve që kanë mendim ndryshe. Meqë kryetari nuk tregoi vullnet për ta zbatuar aktgjykimin e shkallës së parë, ai me gjasë paska vendosur të zgjedh rrugën e përpjekjeve të dëshpëruara në shkallën e dytë me qëllim të zvarritjes së kthimit tim në shkollë si drejtor“, ka thënë Zeqiri.

    Në vendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt thuhet se Komuna e Shtimes duhet të ia kompensoj të gjitha pagat dhe shtesat drejtorit Zeqiri që nga dita kur ishte larguar nga puna.

    Deri me tani nuk më janë kompensuar pagat. Nuk kam asnjë informacion nga komuna“, u shpreh Zeqiri për Insajderin.

    Ndërsa nga Komuna e Shtimës kanë thënë për Insajderin se Arben Zeqiri është larguar nga puna për shkak se ka shkelur ligjin duke marrë pjesë në aktivitete politike, saktësisht në fushatën zgjedhore të PDK’së.

    z. Arben Zeqiri nuk është larguar nga puna por vetëm është shkarkuar nga pozita e drejtorit të shkollës ngase ka bërë shkelje ligjore duke marrë pjesë aktive në aktivitete politike, gjegjësisht në fushatën zgjedhore lokale të vitit 2021, të subjektit politik të Partisë Demokratike të Kosovës – Dega në Shtime. Përndryshe z. Zeqiri është udhëheqës politik i zgjedhur më 12 dhjetor 2018, ku është emëruar kryetar i Nëndegës së PDK-së për fshatin Muzeqinë. z. Zeqiri ka marrë pjesë në aktivitete politike duke politizuar arsimin, veprim ky i kundërligjshëm me detyrat e tij si drejtor i një institucioni arsimor“, tha shefja e kabinetit të kryetarit Aliu, Anita Kurti.

    Tutje nga komuna kanë thënë se Zeqiri ka shkelur udhëzimin në të cilin thuhet se në tri vitet e fundit kandidati nuk duhet të jetë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike.

    Po ashtu, sipas tyre Zeqiri nuk posedon licencë të rregullt të mësimdhënësit.

    Si përfundim z. Zeqiri është shkarkuar nga pozita e drejtorit të shkollës “Lasgush Poradeci” dhe i njëjti ë​shtë kthyer në vendin e tij të punës pedagog në SHFMU “Lasgush Poradeci”, ku aktualisht edhe punon“, tha Kurti.

    Qeverisja e Vetëvendosjes ka parashtruar ankesë kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

    Kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, Komuna e Shtimes ka parashtruar ankesë sipas afatit ligjor në Gjykatën e Apelit në Prishtinë“, thuhet në përgjigje./GazetaInsajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark