×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjykata merr vendim ndaj Dejan Pantiqit

    Insajderi
    14 March 2023 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që t’i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj, Dejan Pantiq.

    Vendimi i kësaj gjykate erdhi pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës që t’i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak Pantiqit.

    Ai dyshohet për veprën penale “kryerje e veprës terroriste”, shkruan Insajderi.

    Masa e arrestit shtëpiak ndaj Pantiqit do të vazhdohet deri më 9 maj 2023.

    Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

    “Me datë 08.03.2023 Departamenti Special  ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së Arrestit shtëpiak kundër të pandehurit D.P, ashtu që masa e Arrestit shtëpiak i është vazhduar edhe për 2 (dy) muaj, deri me datë 09.05.2023”, tha Gashi për Insajderi.

    Policia e Kosovës arrestoi ish-policin Dejan Pantiq, më 10 dhjetor, në pikën kufitare të Jarinjës, nën dyshimin se ai ka sulmuar zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës në Zubin Potok dhe në Mitrovicë të Veriut, më 6 dhjetor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark