×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjykata merr vendim ndaj policit dhe dy qytetarëve, dyshohen për këto vepra penale

    Insajderi
    21 September 2023 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër tre të dyshuarve për marrje me bixhoz.

    Në komunikatën për media, thuhet se ndaj të pandehurve S.N, Q.Th dhe Rr.K u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

    “Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda  ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë,  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.N për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe veprës penale në bashkëkryerje Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, i pandehuri Q.Th për shkak të veprës penale në bashkëkryerje Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm si dhe i pandehuri Rr.K për veprën penale në bashkëkryerje Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.N, Q.Th dhe Rr.K, andaj të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin”, thuhet në komunikatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark