×
  • Showbiz
  • Show

    Gjykata merr vendim ndaj Princit Lekës, shtyhet procesi për Elia Zaharinë

    Insajderi
    21 March 2024 - 18:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në gjykatën civile u zhvillua sot seanca për Princin Leka II Zogu dhe Elia Zaharian, që kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë.

    Gjykata vendosi që t’i jepte urdhër mbrojtje Princit Leka nga ish-vjehrri i tij, Gjergj Zaharia, të cilët u përfshinë në një konflikt me njëri -tjetrin.

    Ndërsa për Leka Zogun dhe aktoren, procesi u shty për në datën 27 mars. Avokati i Princit kishte sjellë aktet e ekspertizës për dhunën, por avokatja e Elias jo. Gjykata urdhëroi prokurorinë të sjellë aktet e ekspertizës për Elian dhe për këtë shkak, vendosi shtyrjen e seancës.

    Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në polici. Të dyja palët janë përplasur më datë 5 mars, kur princi ka shkuar tek shtëpia për të takuar vajzën e tyre të mitur. Pas përplasjes Leka ka denoncuar dhe babanë e Elias, Gjergj Zaharia, pasi sipas tij është fyer dhe dhunuar fizikisht nga ish-vjehrri.

    Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajza nga martesa e tyre, ndërkohë që prej disa kohësh ata jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark