×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Isni Kilajt

    Insajderi
    06 November 2023 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, i është vazhduar masa e paraburgimit nga Gjykata Speciale në Hagë.

    Kështu bëhet e ditur në njoftimin e ZPS-së.

    “Duke marrë parasysh ato më sipër, gjyqtari e sheh të përshtatshme të urdhërojë vazhdimin e paraburgimit të z. Kilaj. Arsyet në bazë të këtij vendimi do të jepen në një vendim të mëvonshëm me shkrim, deri të enjten, 9 nëntor 2023, me qëllim që t’i mundësohet z. Kilaj të kundërshtojë ligjshmërinë e arrestimit dhe ndalimit të tij në përputhje me nenin 41(2) të Ligjit 1”.

    Dhomat e Specializuara në Hagë kanë kryer bastisje të enjten tek Isni Kilaj, zyrtar i PDK-së, në shtëpinë e tij në Malishevë.

    “Z. KILAJ u arrestua për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës (KPK) të vitit 2019, Kodi nr. 06/L-074, dhe shkeljen e sekretit të procedurave sipas nenit 392 të KPK-së, dhe nenet 15(2) e 16(3) të Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, njoftonte Specialja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark