×
  • Lajme
  • Sport
  • Insajderi

    Viktima e kryetarit të FFK-së: Agim Ademi kishte ndikim edhe te gjyqtarët

    Insajderi
    27 March 2022 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Biznesmeni kosovar, Dritëro Kadolli ka deklaruar se Agim Ademi ka ndikim edhe në sistemin e drejtësisë.

    Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), bashkë me Muharrem Ramën akuzohen se më 2012 kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke i kërkuar të japë 30 mijë euro ose një “BMË X5”.

    “Shiko unë shpresë e këto nuk e di, ndoshta ka ndryshu edhe klima politike në Kosovë janë gjyqtarët më të përgjegjshëm. E po besoj që duhet me u koncentur tek qajo që ka qenë. Është shume e çuditshme qysh u hek nga lënda Sami Hamiti sepse ai ka qenë akteri kryesor i kësaj marrëveshje edhe unë kam mbërri me i nxjerr krejt transkriptat, incizimet, e telefonit videove  edhe krejt që e lidhin Sami Hamitin dhe Agim Ademin me këtë rast”, u shpreh biznesmeni.

    “Kur kam kërku unë nga gjykatësja në gjyq me u lexu transkriptat e incizimit që i kam pasur edhe ajo, ajo ka refuzu, i kam thënë me i shfaqë videot e inzicimet të takimeve edhe ato ka refuzu”, ka thënë ai.

    Ndërkohë, Agim Ademi po shkon drejt një kuvendi ku mund të rizgjidhet Kryetar i Federatës së Futbollit Kosovar edhe për një mandat. Federatës që thotë se aktualisht i ka 17 milion euro nën menaxhim. Gjatë procesit institucioni që ai e drejton ka eliminuar kundër-kandidatët. Edhe kundër-kandidatin e fundit, Gramozin, të birin e Fadil Vokrrit.

    Drejt kësaj gare po shkon duke iu kontestuar Kuvendi madje edhe nga Ministria e Sportit. Edhe nga ish-funksionar të FFK-së që u suspenduan nën drejtimin e Federatës multi-milionshe nga Ademi.

    Mbi supe i rëndon një proces Gjyqësor për të cilin u dënua një herë, por nga maji i këtij viti do të rigjykohet edhe një herë. Në biografi i figurojnë disa sulme fizike. Një i fundit edhe disa javë më parë për çka e kaloi një natë në burg.

    Dokumentari i plotë: InDoks | ‘Huligani’ që zaptoi Federatën e Futbollit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark