×
Insajderi / Insajderi

Gjyqtarit të Speciales i humb laptopi me të dhëna të ndjeshme- raporton gazeta franceze

Insajderi
22 January 2023 - 16:40
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Le Journal du Dimanche, një gazetë franceze, ka publikuar sot një shkrim në të cilin ka pretenduar se është bërë një vjedhje në banesën e një gjyqtari të Gjykatës Speciale. Bëhet fjalë për vjedhjen e një laptopi me të dhëna sensitive. Çka bëhet fjalë?

Kjo gazetë shkruhet se vjedhja ka ndodhur në një banesë në Paris ndaj gjyqtarit të Dhomës së Specializuara të Kosovës në Hagë të Holandës.

Një gjë e tillë sipas tyre ka ngritur shqetësime dhe brenga te autoritetet gjyqësore dhe policore në shtetin francez.

“Banorët e një ndërtese e thirrën Policinë pasi vërejtën që dera e fqinjit të tyre ishte hapur me forcë.” – shkruan gazeta.

Kur policia kishte mbërritur në vend-ngjarje, kishte parë se personat misteriozë që ishin futur aty nuk kishin lënë gjurmë. Nuk ishte vjedhur asnjë gjë me vlerë, përveç… një llaptopi.

Gjyqtari pasi ishte njoftuar për këtë rast, pretendohet ta ketë neutralizuar (fshirë) përmbajtjen e llaptopit të tij prej larg.

Ky llaptop pretendohet se përmbante të dhëna “shumë sensitive” që kanë të bëjnë me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Sipas kësaj gazete, edhe një tjetër gjyqtar kishte qenë shënjestër e një vjedhjeje në shtëpinë e tij në Bruksel të Belgjikës. Në këtë rast, hajdutët ishin identifikuar dhe zënë.

Gazeta përmend edhe rrjedhjen e dosjeve nga Gjykata Speciale në vitin 2020, në një rast shumë mediatik në Kosovë. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, ish-krerët e shoqatës së veteranëve (OVL-UÇK) janë dënuar me burgim për pengim të drejtësisë megjithëse askush nga Gjykata Speciale nuk ka marrë përgjegjësi për rastin.

Konotacione politike

Dhe siç edhe pritej, ky rast menjëherë mori konotacione politike.

Arno Gujon, një proserb i famshëm, ka shkruar në Twitter për rastin duke aluduar se vjedhja mund të jetë bërë nga njerëz që duan të pengojnë drejtësinë në favor të liderëve të UÇK-së.

Për këtë rast ka raportuar edhe gazeta serbe nga Kosova, Kosovo Online, përmes një artikulli të titullar: “Grabiten banesat e gjyqtarëve për krimet e UÇK-së, vjedhje e kompjuterëve me të dhëna sensitive.”

Kujtojmë se ish-liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po mbahen në paraburgim në Hagë prej datës 5 nëntor 2020.

Nacionale do të kontaktojë me Gjykatën Speciale gjatë orëve në vijim për të marrë një përgjigje në lidhje me rastin.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark