×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Goditet grupi kriminal shqiptar: Shpallet në kërkim Sheval Muharremi, klani u vëzhgua nga viti 2019

    Insajderi
    27 January 2024 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski,ka bërë të ditur se për 16 persona do të ngrihen kallëzime penale dhe për momentin 7 prej tyre janë arrestuar. Njëri nga të arrestuarit është kapur nga policia spanjolle.

    Policia kontrolloi 20 lokacione në fshatrat e Sarajit, ndërsa grupi i dyshuar, sipas raportimeve ka operuar nga dhjetori 2019 deri në mars 2021.

    Mes të shpallurve në kërkim, është edhe Sheval Muaremi, i njohur si “bosi i Gërçecit”.

    “Grupi kriminal i udhëhequr nga Sheval Muharremi dhe 2 tashmë të vdekur Orhan Bajrami dhe Jeton Krivanjeva, ky klan ka qenë nën përcjellje të shërbimeve sekrete që nga viti 2019 por deri sot kemi pritur që ti sigurojmë faktet e gjitha vrasjeve që janë bërë nga ky klan ku tani një pjesë e kemi arrestuar kurse për pjesën tjetër kemi lëshuar flet arrest ndërkombëtarë për organizim të disa vrasjeve në Shkup prej 2018 deri më 2021”, tha ai.

    Siç bëri të ditur Spasovski, grupi qëndron pas organizimit dhe tentativës për të vrarë një person nga fshati Bardovc, shtetas shqiptar, trupi i të cilit u gjet më 15 maj 2020 në Matkë në Shkup, si dhe vrasjes së dyfishtë më 5 mars 2021 kur në Shkup është vrarë A.B. dhe B.V.

    “Organizatorët kanë kryer disa vepra penale dhe bëhet fjalë për prodhim të paautorizuar të drogës, vrasje dhe tentim vrasje”, tha Spasovski./KlanMacedonia

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark