×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Goditi me mjet të mprehtë një person, arrestohet burri nga Drenasi

    Insajderi
    12 March 2024 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi që i njëjti e kishte goditur me një mjet të mprehtë një person.

    Viktima është dërguar në QKUK për trajtim, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:50 në Gllogoc të Drenasit.

    Raporti i plotë:

    Gllogoc 11.03.2024, 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte goditur me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark