×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Goditi me veturë një këmbësore, suspendohet një polic

    Insajderi
    23 January 2024 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Inspektorati policor ka njoftuar se një zyrtar policor është suspenduar nga puna për shkak se dyshohet se goditi aksidentalisht me veturë një këmbësore, jashtë detyrës zyrtare me veturë private.

    “Sipas hetimeve fillestare , aksidenti është raportuar të ketë ndodhur dje (më 22.01.2024) rreth orës 17:00 në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq dhe dyshohet se drejtuesi i automjetit ka goditur këmbësoren e cila në ato momente kishte qenë duke e kaluar rrugën. Pasi që ka ndodhur aksidenti, vozitësi ka dërguar për tretman mjekësor të lënduarën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq, e më pas nga stafi mjekësor e njëjta është dërguar për trajtim në QKUK Prishtinë”, thuhet në njoftim.

    Si pjesë e procedurës administrative hetimore zyrtari policor është suspenduar nga puna.

    “Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet aty.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark