×
  • Lajme
  • Lajme

    Goditi një këmbësore, arrestohet burri nga Vitia

    Insajderi
    13 November 2018 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fshatin Gjylekarë të Vitisë, është arrestuar një person, pasi i njëjti derisa ishte duke vozitur ka goditur një këmbësore.

    Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës, ndërsa Policia e Kosovës njofton se i dyshuari ishte duke vozitur pa patentë shoferi, ku nga pakujdesia ka goditur këmbësoren e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore.

    “Është arrestuar vozitësi i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili po voziste pa patentë shofer ku nga pakujdesia me veturë ka goditur këmbësoren, viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin e Policisë.

    Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark