×
  • Lajme
  • Lajme

    “Goxha thellë BADOVCI për ata po notojnë në te”, deputetja e PDK’së ‘thumbon” Përparim Ramën pas shkarkimeve në Prishtinë

    Insajderi
    05 February 2024 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Pronat në Badovc”, janë bërë shkak i përçarjes mes PDK’së dhe LDK’së në Prishtinë. PDK, dega në Prishtinë kundërshtoi fuqishëm vendimin e kryetarit Rama për shkëmbimin e pronave në Badovc. Kjo i pasoi PDK’së me shkarkime të zyrtarëve në pozita të rëndësishme në komunën e Prishtinës, shkruan Insadjeri.

    Ramës nuk i mjaftoi që ia shkarkoi drejtorin për shërbime publike PDK’së, tanimë ia dha goditjen ‘fatale’ duke ia larguar nga puna edhe nënkryetaren e kryeqytetit, Donjeta Sahatçiun.

    E për këtë shkarkim, deputetja e PDK’së Eliza Hoxha ka ironizuar me situatën. Ajo shkruan: Goxha thellë BADOVCI për ata po notojnë në te.

    Hoxha tutje ka mbështetur Donjeta Sahatçiun me një “zemër” duke ndarë rrugët përfundimisht me degën e LDK’së në Prishtinë.

    Insajderi javën e kaluar kishte raportuar se se koalicioni PDK – LDK në Prishtinë ishte vënë në luhatje për shkak të shkëmbimit të pronave. Kjo ishte konfirmuar në një formë edhe nga PDK-ja kur bëri publike se ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për kthimin mbrapshtë të kësaj nisme të kryetarit, Perparim Rama.

    Rama të hënën ka marr vendim për të shkarkuar Donjeta Sahatçiun nga pozita e Nënkryetares së Kryeqytetit dhe pozita e Ushtrueses së Detyrës së Drejtores së Arsimit.

    Siç ka njoftuar i pari i kryeqytetit, ky vendim është marr për shkak të vonesave të shumta në proces dhe ngecjes së projektit të digjitalizimit.

    “Në anën tjetër, kemi ngecje në fushën e digjitalizimit, e cila është udhëhequr nga Nënkryetarja znjsh. Donjeta Sahatçiu. Ky projekt, siç e dini ka qenë një prej premtimeve të bëra, duke dashur që të përmirësoj e modernizoj institucionet e Kryeqytetit. Andaj, për shkak të vonesave të shumta në proces dhe ngecjes së projektit të digjitalizimit, kam marrë vendim që të liroj nga detyra, znj. Donjeta Sahatçiu, nga pozita e Nënkryetares së Kryeqytetit dhe pozita e Ushtrueses së Detyrës së Drejtores së Arsimit”.

    Në vend të saj, Rama ka emëruar profesoreshën universitare, Jehona Lushaku – Sadriun.

    Po ashtu të premtën, kryetari Përparim Rama, mori vendimin për shkarkimin e Drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, i cili vinte nga Partia Demokratike e Kosovës.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark