×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Grenell e quan kaos të Biden lajmin për ardhjen e 700 trupave të KFOR-it në Kosovë

    Insajderi
    01 June 2023 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka treguar për vendimin që brenda ditësh të dërgojnë edhe 700 trupa tjera të KFOR-it në Kosovë. E një gjë të tillë, po e sheh si “shembull tjetër kaosi” ish-emisari Grenell.

    Stoltenberg ka njoftuar se përveç që do të vinin 700 trupa shtesë, do të kishte edhe forca shtesë në gjendje të gatishmërisë më të lartë.

    E sipas Grenellit, kjo ishte rrjedhojë e politikës së Bidenit për Ballkanin që e linte BE-në të ishte në krye të negociatave Kosovë-Serbi.

    “Tjetër shembull i kaosit nga Joe Bidenit”, tha ai në llogarinë e tij në Twitter, duke komentuar lajmet që i dha Stoltenbergu.

    “Ekipi i Bidenit kishte përqeshur ekipin e Trumpit për udhëheqjen e negociatave”, vazhdoi Grenell.

    Sipas tij, strategjia e Trumpit për negociata ku fokusohej në “rritje të ekonomisë dhe refuzim të politikës kishte punuar.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark