×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Greqi, i mituri “zhvesh” shoqet e klasës dhe poston fotot në rrjet

    Insajderi
    04 May 2023 - 19:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Inteligjenca Artificiale duket se po hyn në jetën e çdokujt dhe po i shtyn njerëzit përtej limitve.

    Një rast i rëndë abuzmi me këtë teknologji, ka ndodhur në Greqi, ku një i mitur e ka shfrytëzuar për të krijuar imazhe të papërshtatshme për dy shoqet e tij të klasës.

    Bëhet fjalë për një 15-vjeçar, i cili ka modifikuar fotot e dy shoqeve të klasës, duke i bërë ato të duken sikur kanë qenë duke pozuar të zhveshura.

    15-vjeçari mori dy foto që vajzat kishin postuar në rrjetet e tyre sociale dhe i futi në një program, i cili skanon imazhet dhe, përmes një algoritmi, percepton formën dhe përmasat e trupit të zhveshur që i përshtatet pothuajse në mënyrë të përsosur – siç pretendojnë krijuesit e tij, për secilën prej tyre. Kështu supozohet të zbulohet trupi i zhveshur.

    Më pas, foto ai i shpërndau në një grup që kishte me shokët e tij të shkollës,  e po ashtu në një faqe në Instagram.

    Sipas mediave greke, një nga faqet e internetit më të njohura që përdor programe të ngjashme është Deepsukebe. Në veçanti, kjo faqe përdor një teknologji të re që lejon përdoruesit të “zhveshin” njerëzit e famshëm, si dhe njerëzit fqinjë.

    Pas denoncimit të bërë nga prindërit e vajzave, i mituri është arrestuar nga policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark