×
  • Lajme
  • Lajme

    Greqia do të bllokojë kufijtë për 48 orë, kalimi nga Shqipëria vetëm për këmbësorë

    Insajderi
    31 March 2024 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Doganierët grek kanë paralajmëruar se do të hyjnë në një grevë 48-orëshe ditën e martë, më 2 prill në orën 05:30 deri të enjten, datë 4 prill në orën 05:30.

    Pikat doganore që do të mbyllen janë në: Kakavijë, Tre Urat, Përmet, Qafë Botë dhe Sarandë.

    Ambasada shqiptare në Athinë ka reaguar në lidhje me këtë vendim, njofton RTSH.

    Ambasada po ashtu i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të marrin masa për udhëtimet e tyre të planifikuara.

    “Bazuar në njoftimin e përcjellë nga autoritetet e Republikës së Greqisë, bëhet me dije se, për shkak të grevës 48 orëshe të shërbimit doganor grek,: Duke filluar nga ora 07.00 e datës 02.04.2024. Deri në orën 07.00 të datës 04.04.2014. Shërbimi në pikat e kalimit të kufirit me Greqinë do të pezullohet. Kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe personat me probleme serioze të shëndetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark