×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Grevat e protestat e mundshme pas Ligjit të Ri të pagave? – Kështu përgjigjet Murati

    Insajderi
    01 February 2023 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur për caktimin e koeficientit prej 105 eurove, gjegjësisht për Ligjin e Ri të Pagave, shkruan Insajderi.

    Murati është pyetur lidhur me protestat e grevat e mundshme që mund të nisin pas pakënaqësive të mundshme, Murati ka thënë se beson që ky vendim do të mirëpritet nga të gjithë punonjësit e sektorit publik.

    Sipas tij vlera të koeficientit mund të jap gjithkush, por ato që ka ofruar qeveria janë reale.

    Shifra dhe vlera e koeficientit, me të qëlluar dhe tahmin mundet me dhënë gjithkush. Ne jemi shtet, jemi qeveri dhe vlera dhe shifrat duhet të bëhen në bazë të llogaritjeve të sakta dhe hapësirave dhe kufive ligjor që i kemi. Siç edhe e thashë buxheti që e kemi nda për vitin aktual për pagat është 745.5 milionë euro, pra krahasuar me vitin paraprak, me shpenzimin e pagave të rregullta të vitit paraprak është për 105 milionë euro më i lartë . Ky 105 milionë shpërndahet si rritje tek  pothuajse tek të gjithë, sidomos për ata që kanë qenë me pagat më të ulëta dhe pres, besoj që kjo do të mirëpritet nga të gjithë kur e shohin edhe efektin real”, deklaroi Murati në konferencë për media.

    Tash hamendësimet me vlerat të ndryshme të cilat merren nga ajri dhe pa përllogaritje mund të jenë edhe në nivelet e imagjinares dhe pa kurrfarë llogaritje mirëpo ato nuk qëndrojnë, janë të pasakta dhe janë të pamundshme”, potencoi ai.

    Ne mund të flasim cka është e mundur, dhe konsiderojë që është bërë një hap shumë i mirë sepse fillimisht rritja ka qenë efekti dytësor, efekti parësor ka qenë të vihet një sistem i mirëfilltë i barabartë dhe i drejtë për të gjithë shërbyesit publik” tha minsitri.

    Ligji për Pagat në Sektorin Publik është hedhur në votim dhe miratuar nga deputetët pa e ditur vlerën e koeficientit, e madje edhe është dekretuar si i tillë nga Presidentja.

    “Ligji do të fillojë së zbatuari nga data 6 shkurt”, tha Bardhyl Dobra në konferencën e përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark