×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ligji i ri për pagat fillon të zbatohet nga kjo datë

    Insajderi
    01 February 2023 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ligji i Ri për Pagat në Sektorin Publik do të fillojë së zbatuari nga data 6 shkurt. Kështu bëri me dije zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, shkruan Insajderi.

    Ligji do të fillojë së zbatuari nga data 6 shkurt”, tha Dobra në konferencën e përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

    Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.

    Ligji për Pagat në Sektorin Publik është hedhur në votim dhe miratuar nga deputetët pa e ditur vlerën e koeficientit, e madje edhe është dekretuar si i tillë nga Presidentja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark