×
  • Sport
  • Sport

    Gruaja e Frenkie de Jong tregon se kur futbollisti do të shkojë në Manchester

    Insajderi
    11 February 2023 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mikky Kiemeney, partnerja e Frenkie de Jong, i është përgjigjur në rrjetet sociale dyshimeve të një përdoruesi që e pyeti se kur do të shkonte futbollisti holandez te Manchester United.

    Klubi anglez ishte i lidhur ngushtë me të ardhmen e futbollistit të Barçës verën e kaluar, ndaj gruaja e tij nuk e ka humbur rastin të largojë dyshimet.

    Në postimin e publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Mikky është përgjigjur me ironi se futbollisti do të udhëtojë drejt Manchesterit më 23 shkurt, ditë në të cilën do të zhvillohet ndeshja e “Europa League”, Manchester United-Barça.

    Në këtë mënyrë, zbardhen dyshimet rreth të ardhmes së holandezit në klubin e Barçës, i cili gjithmonë ka përsëritur synimin për të luajtur në “Camp Nou”, pavarësisht zërave rreth një largimi në Premier League, me skuadra të interesuara për nënshkrimin e tij si Manchester United apo Chelsea.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark