×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gruaja nga Podujeva keqtrajtohet seksualisht nga një i afërm i burrit, arrestohet i dyshuari

    Insajderi
    18 June 2023 - 08:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një grua dyshohet se është keqtrajtohet seksualisht nga një i afërm i burrit të saj.

    Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

    “Me 17.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se derisa bashkëshorti i saj nuk ka qenë në shtëpi, në vazhdimësi  është keqtrajtuar seksualisht nga (një i afërm i bashkëshortit) i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark