×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gruaja që u tërhoq zvarrë merr më shumë vota se kandidati për kryeministër i LDK-së

    Insajderi
    04 March 2021 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Para pesë vitesh ishte tërhequr zvarrë, atë kohë nga bashkëpartiakët e saj, dhe iu kishte ndaluar pjesëmarrja në Kuvendin e Punës së degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

    Sot, Donika Gërvalla Schwarz ka lënë pas me vota shumë partiak të cilët e kundërshtuan brenda LDK-së.

    Gërvalla me votat që mori e lë pas edhe kandidatin për kryeministër të LDK-së, Avdullah Hoti duke marr dyfishin e votave, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gjithsej 71.720 vota ka grumbulluar Gërvalla me numrin tetë në listën e kandidatëve për deputet të Vetëvendosje, ndërsa ish-bashkëpartiaku i saj Hoti si kandidat për kryeministër ka marr vetëm 69,640 mijë.

     Me këtë numër të votave Gërvalla është në pesëshen e kandidatëve më të votuar të Vetëvendosjes.

    Donika Gërvalla ishte kryetare e degës së LDK-së në Gjermani derisa në vitin 2016 nuk iu kishte lejuar të hyjë në Kuvendin e Punës së LDK-së.

    Lutfi Haziri nënkryetari i partisë kishte thënë se ajo nuk kishte ftesë për pjesëmarrje.

    Ndalimi i saj kishte shkaktuar edhe reagime ku tashmë bashkëpartiakja e saj Vjosa Osmani kishte paralajmëruar padi ndaj personave të sigurimit për trajtimin e koleges së saj, shkruan Insajderi.

    Ish-kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, në shkurt të vitit 2018, kishte njoftuar se po e braktis këtë parti pas 27 vitesh aktivitet.

    Largimin e saj nga kjo parti e bija e atdhetarit Jusuf Gërvalla e kishte  arsyetuar me “degjenerimin” në këtë subjekt politik. Ajo thoshte se procesi i degjenerimit të LDK-së ka filluar me ish-kryetarin Fatmir Sejdiu dhe është vulosur nga Isa Mustafa.

    Derisa në zgjedhjet e 14 shkurtit, Gërvalla ka qenë kandidate për deputete me inicativën e Vjosa Osmanit “Guxo” në një listë të përbashkët me Vetëvendosjen.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot ka certifikuar rezultatet e të votimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

    Sipas këtyre rezultateve Vetëvendosje ka dal fituese me 438 mijë e 334 vota, apo 49.95%.

    Pas VV’së, partia e dytë më e votuar doli të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota.

    “Numri i votuesve 814 mijë e 122 votues. Numri i votuesve 89 mijë e 257 votues jashtë kutive të votimit. Pjesëmarrja në votime 48.77%. Lëvizja Vetëvendosje ka marr 438 mijë e 334 vota, PDK’ja 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota, AAK’ja 62 mijë e 111 vota. Lista Serbe 44 mijë e 404 vota”, ka thënë Daka. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark