Tina Hines, një grua në Arizona të SHBA-ve, ra në tokë pasi i ndaloi zemra. Bashkëshorti i saj ishte i pranishëm dhe i dha ndihmën e shpejtë, duke i shtypur kraharorin për ta mbajtur në jetë derisa të vinte ambulanca.
Kur erdhi ambulanca, mjekëve iu deshën ta rikthenin në jetë me pajisje plot gjashtë herë. E gjitha kjo zgjati 27 mintua, dhe gjatë kësaj kohe gruaja ka qenë e vdekur.
Kur u kthye në jetë plotësisht, ende pa qenë e aftë të flasë, ajo kërkoi diçka për të shkruar, dhe dukej qartë që po përpiqej të shkruante fjalë. Por nuk shquheshin mirë. Megjithatë, po t’i shohësh me kujdes, është mesazhi “It’s Real”, ose “Ekziston”, “Është e vërtetë”.
Kur iu kthye e folura, Tina tregoi se kishte parë parajsën, dhe se gjithçka ishte shumë e gjallë, me ngjyra të ndezura e të qarta.
Mbesa e saj e bëri tatuazh shkrimin, në nder të tezes.