×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Grubi: Me Shqipërinë kemi raporte të shkëlqyera, me Kosovën s’komunikojmë mjaftueshëm

    Insajderi
    27 June 2023 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka folur për raportet e Maqedonisë së Veriut me liderët shqiptar të Ballkanit. Grubi marrëdhëniet me liderët e Shqipërisë, Malit të Zi e Luginën e Preshevës i cilësoi si të shkëlqyeshme.

    “Marrëdhëniet tona me Shqipërinë janë të shkëlqyera, dhe vërtetë ka impakt rajonal politika të cilën po e zhvillojmë në Maqedoninë e Veriut dhe në takimet që kishim me kryeministrin Rama u pa ky impakt, sepse ndikimi ynë është shumë i madh, nënshkruam marrëveshje për kufi të ri me Shqipërinë, që ta lëvizim kufirin nga Qafa e Thanës ta zbresim pak më poshtë, për portin e thatë i cili do të ndërtohet në Strugë, ndërtimin e hekurudhës nga Kërçova deri te porti i ri i cili po ndërtohet në Durrës, për ndërtimin e largpërçuesit elektrik nga Manastiri në Elbasan”.

    “E njëjta vlen për raportet me Dritanin që janë të shkëlqyera, por edhe ndikimi në Luginën e Preshevës sepse vazhdimisht kemi konsultime dhe takime me zotërinë Shaip Kamberi dhe liderët tjerë të Luginës së Preshevës”, tha Grubi në Klan Kosova.

    Por e njëjta nuk vlen edhe për raportet me shtetin e Kosovës, sipas Grubit komunikimi me Kosovën nuk ka intensitetin e njëjtë si me shtetet tjera të udhëhequra nga shqiptarët.

    “Me Kosovën ndoshta për arsye të angazhimit shumë të madh të institucioneve dhe autoriteteve kosovare me dialogun dhe me çështjen e hapur me Serbisë, komunikimi nuk është aq intensiv siç është me të tjerët, edhe pse jemi ofruar dhe jemi në dispozicion të plotë. Çdo kapacitet i yni në çdo forum qoftë rajonal, qoftë kontinental, jemi ofruar të jemi në shërbim të plotë ndaj institucioneve të Kosovës”, tha Grubi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark