×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola: Chelsea është në avantazh shumë të madh

    Insajderi
    14 February 2017 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Manchester City me fitoren e mbrëmshme ndaj Bournemouth me rezultatin 2:0 ka kaluar në pozitën e dytë në tabelë duke iu afruar liderit të tabelës Chelsea, që kryeson me tetë pikë. Megjithatë, edhe pse deri në fund të Premier ligës kanë mbetur edhe 13 xhiro, Josep Pep Guardiola ka theksuar se avantazhi i “të kaltërve” është shumë i madh.

    Ai theksoi se nuk pret që skuadra e Antonio Conte të ngecë në rrugën e tyre për titullin e kampionatit, raporton AA.

    “Dallimi është aq i madh dhe nuk pres që ata të humbasin ndonjë lojë, si dhe sigurisht që është e vështirë të fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund. Pra avantazhi i Chelsea është shumë i madh”, ka thënë Guardiola. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark