×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Habit deputeti i VV-së Korenica: Të mbyllen edhe motelet si kazinot, të censurohen edhe emisionet si “Big Brother”

    Insajderi
    04 January 2023 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i VV’së, Visar Korenica ka kërkuar që të mbyllen motelet, pasi sipas tij, nuk po kanë kontrolle të mjaftueshme.

    Korenica përmes një shkrimi në Facebook, ka pasur kritika qasjen pacenzurë të adoleshentëve nëpër rrjete sociale.

    Ai ka shpërndarë një lajm me titullin “ E trishtë: Dhunohet seksualisht një e mitur në një motel në Ferizaj, i dyshuari e publikon aktin në Tik Tok”.

    Ai kërkoi që të vihen në pranga çdokush që nuk ka marrë ndonjë masë për të parandaluar abuzimin e së miturës, duke kërkuar kështu edhe mbylljen e moteleve.

    Korenica tutje ka shtuar se duhet të ketë cenzurë edhe nëpër kanalet ku shfaqen emisione si “Big Brother”.

    “Derisa në anën tjetër duhet të ketë cenzurë edhe në kanalet tona ku shfaqen emisione si Big Brother e që pa kurfarë sanksione vazhdojnë të lejojnë pamje e debate jo të shëndosha për shoqërinë tonë.” – tha ai.

    Postimi i plotë i Korenicës:

    Rrjeti tiktok kinez është prej rrjeteve më të rrëzikshme ku fëmijët e në masë të madhe edhe adoleshentët kanë çasje pa cenzurë, ku publikohen videot nga më të ndryshmet e që janë të dëmshme dhe ç‘thurrje për shoqërinë tonë.

    Në anën tjetër, edhe motelet që bijnë si kërpudha nuk po kanë kontrollë të mjaftueshme. Të lejohet një e mitur me u abuzu, këtu duhet të përfundojnë në pranga çdo njeri që nuk ka marrë masa të mjaftueshme ta parandalojë abuzimin e të miturës, dhe biznesit ti vendoset dryni përgjithmonë. Të mbyllen njejt siç janë mbyll kazinot.

    Derisa në anën tjetër duhet të ketë cenzurë edhe në kanalet tona ku shfaqen emisione si Big Brother e që pa kurfarë sanksione vazhdojnë të lejojnë pamje e debate jo të shëndosha për shoqërinë tonë.

    Të veprohet pra se të jetë vonë!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark