×
Insajderi / Insajderi

Hagë – përfundon marrja në pyetje e dëshmitarit të katërt ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Insajderi
11 May 2023 - 19:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka përfunduar pyetjet për dëshmitarin e katërt në sesion privat, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ndërkaq, nesër pritet të fillojnë kundra-pyetjet nga mbrojtësit.

Para se të përfundonte seanca, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith III, ka dhënë një urdhër me gojë, që kishte të bënte me pyetjet nga trupi gjykues për dëshmitarin.

Lexo edhe:

“Urdhri për zhvillimin e gjykimit parasheh që pyetjet nga trupi gjykues mund të bëhen pasi mbarojnë palët me pyetjet e veta në mënyrë që t’i kemi kuptuar mirë çfarë kanë pyetur palët dhe pyetjet e trupit gjykues mund të bëhen të pavlefshme dhe të panevojshme si rezultat i kundra- pyetjeve nga mbrojtja”, tha ai.

Gjykatësi Smith, ka deklaruar se urdhri për zhvillimin e gjykimit parashikon rëndësitë e nevojshme për të garantuar drejtësinë e palëve për të bërë pyetje sqaruese që dalin nga informacionet e reja.

Paraprakisht, ai tha se pyetjet nga trupi gjykues mund të bëhen në çdo moment dhe se të njëjtat nuk janë kundra-pyetje dhe nuk pasqyrojnë pyetjet e palëve, por synojnë që të zbulojnë të vërtetën.

Ndryshe, nesër pritet që mbrojtësit e ish-krerëve të UÇK-së të fillojnë me kundra-pyetjet.

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark