×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hajni hyn në shtëpinë e 94-vjeçarit në Prizren, kaq para ia vjedh

    Insajderi
    07 January 2024 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i vjedhjes ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Prizren.

    Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka arritur që viktimës, burrë i moshuar (rreth 94 vjeçar) që t’ia marrë 140 euro.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

    Gashi tha se në momentin e grabitjes viktima ka qenë i vetëm në shtëpi.

    “Hetimet po zhvillohen nga stacioni policor dhe hetuesit rajonal në Prizren”, tha Gashi.

    Ai theksoi se i moshuar nuk ka pësuar ndonjë lëndim nga ky rast.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark