×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haki Abazi: VV-ja po bën thirrje për vëllavrasje

    Insajderi
    13 July 2023 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se partia në pushtet po bën thirrje për vëllavrasje.

    Abazi është shprehur se reagimi i LVV-së pas përleshjes në Kuvend i hedh benzinë situatës.

    Tutje, ai ka thënë se komunikata e partisë në pushtet thërret për destabilizim të jetës.

    Ky postim pas asaj që ndodhi sot në Kuvendin e Republikës, është linçues, i turpshëm, i hedh benzinë situatës, tregon papjekurinë dhe mungesën e përgjegjësisë. Kjo komunikatë thërret për vllavrasje dhe destabilizim të jetës institucionale. Kjo gjuhë e kjo sjellje ndaj të gjithëve dhe në mënyrë të përgjithsimit ka sjellur deri në këtë situatë“, shkroi Abazi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark