×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Halimi e LDK’së për Qeverinë Kurti: Mashtrimi iu shpërfaq shpejt e premtimet i shkeli një nga një

    Insajderi
    22 March 2023 - 20:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi ka komentuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin me rastin e dy vjetorit të ardhjes në pushtet.

    Përmes një postimi në Facebook, Halimi ka thënë se Qeveria Kurti është propaganduese dhe se po vazhdon me avazin e vjetër.

    Dy vjet qeverisje propaganduese. Dy vjet më parë numrat u shndërruan në shpresë, ndërsa sot shpresa është ikje e qytetarëve nga vendi, e pushteti vazhdon me avazin e vjetër, prodhimin e realiteteve paralele nga makineria e agitprop-it. Qendra e ndryshimit të premtuar nuk ishte Kuvendi e as Qeveria e Republikës së Kosovës, por selia e partisë Vetëvendosje ku stisej prosperiteti që fyen realitetin. Të ngujuar në të kaluarën, do të mbetët partia e histerisë së historisë, që asnjë shenjë për të mirë nuk e lë askund, përpos retorikës boshe duke mbjellë urrejtje, përçarje e polarizim shoqëror.” – ka shkruar ajo.

    Halimi tha se Qeveria e Kosovës ka lëkundur gjithë themelin e vlerave të shtetësisë, duke u tallur dhe vetëkënaqur në emër të numrave të tyre abstrakt.

    Gjithmonë nga perspektiva e së kaluarës, lëkunden gjithë themelin e vlerave të shtetësisë së Kosovës, duke u tallur e vetëkënaqur në emër të numrave të tyre abstrakt. Nga liria e mendimit dhe shprehjes së lirë e shndërruan mendimin kritik në një tabelë qitjejeje për këdo që ia drejtoi gishtin për paaftësinë. E me gjithë alarmin nga të gjithë sektorët, partia në pushtet nuk braktisi vetëm hallet e qytetarëve, por edhe vet identitetin mbi të cilën e ndërtoi veten tjetër, të idealeve të drejtësisë.” – ka shkruar ajo.

    Tutje, ajo ka thënë se Kurti i ka shkelur premtimet një nga një.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark