×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Halimi: Kosova po shkon drejt izolimit për shkak të politikës kryeneçëse

    Insajderi
    12 June 2023 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar pasi ambasadorët e QUINT’it e injoruan treshen institucionale Osmani-Kurti-Konjufca, në ngjarjen shtetërorë për nder të Çlirimit të Kosovës.

    Nga prizmi i Halimit kjo nënkupton atë që “Kosova po shkon drejt izolimit ndërkombëtar”.

    ”Me aleatët tanë e fituam lirinë dhe paqen, ndërsa sot në përvjetorin e 24-të, në ditë feste, në vend se në krahë t`i kishim të njëjtit për të kremtuar, ata nuk marrin pjesë në pritjen shtetërore. Fatkeqësisht, për shkak të kryeneçësisë së këtij pushteti, vendi ynë është duke shkuar drejt izolimit ndërkombëtar”.

    “Mungesa e vendeve të QUINT-it në ngjarjen e organizuar nga Presidenca dhe Qeveria paraqet shqetësim për qytetarët e vendit”, ka shkruar Halimi në Facebook.

    Sipas saj, kjo situatë e pasqyron gjendjen politike.

    ”Një pamje e tillë më së miri prezanton gjendjen tonë politike në të cilën ndodhet vendi ynë.

    Liderët e kësaj klase politike përshëndesin vetëm veten. Kosova meriton një politikë të përgjegjshme dhe me vizion të qartë”, ka thënë Halimi. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark