×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Halimi: Partia në pushtet i braktisi qytetarët në momentet e tyre më të vështira

    Insajderi
    19 January 2023 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka shprehur indinjatë pas dështimit të votimit në Kuvend të projekt-ligjit për Trustin.

    Përmes një postimi në rrjetin soical, Facebook, Halimi shkroi se me këtë veprim, Vetëvendosja e cila votoi kundër këtij projekt-ligji, i ka braktisur qytetarët në momentet e tyre më të vështira.

    “Partia në pushtet i braktisi qytetarët në momentet më të vështira të tyre”, shkroi ajo në Facebook.

    Në Kuvendin e Kosovës nuk ka kaluar projektligji për tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti.

    Gjithsej 97 deputetë kanë votuar për këtë projektligj, ku 42 nga ta votuan për, ndërsa 55 deputetët e pushtetit kanë votuar kundër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark