×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti: Kurti dhe Vuçiq do ta akuzojnë njëri-tjetrin në Bruksel

    Insajderi
    26 October 2023 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë sot se nuk pret shumë nga takimet e ndara të kryeministrit Albin Kurti me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian.

    Haliti theksoi se qëndrimet e Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq janë pengesë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

    “Me rëndësi është se ka rifilluar një njëfarë mënyre përafrimi ose janë rivendos prapë kontakte në mesë të dy vendeve. Është e domosdoshme që të bisedohet, siç thonë më mirë të bisedosh me vite se sa të luftohet veç një ditë. Sot unë besoj që të dytë në këto takime të ndara do ta akuzojnë njëri-tjetrin. Unë nuk pres diçka konkrete, pres që të vazhdoj ky dialog”.

    “Të vazhdojnë takimet, që të ulen tensionet dhe që të mos luaj asnjëri, e në veçanti Vuçiq me të ardhmen e Kosovës. Sepse ai është mësuar çdo herë të akuzoj Kosovën e cila gjoja nuk po i zbaton marrëveshjet. E vërtetë është që pengesë për zbatimin e marrëveshje janë qëndrimet e Serbisë, qëndrimet e presidentin të Serbisë, i cili në vazhdimësi përpiqet ta minoj përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të arritur tek një marrëveshje”, tha ai. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark