×
  • Lajme
  • Lajme

    “Hamas po e mban peng kushëririn tim”- Gjuriqit i ‘kalon’ inati për Kosovën kthehet krah Izraelit

    Insajderi
    10 November 2023 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mesin e 240 pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është edhe një i afërm i ambasadorit serb në SHBA, Marko Gjuriq.

    Gjatë një interviste për “Jerusalem Post”, Gjuriq tha se nuk dihet fati i të afërmit të tij, Alon Ohel i cili ka dy nënshtetësi, përcjell Insajderi.

    Ai vuri në dukje se Serbia e sheh Izraelin si një nga miqtë e saj të ngushtë, por që dëshira e këtij shteti për ta zhvendosur ambasadën në Jerusalem u pezullua për shkak se Izraeli njohu Kosovën në vitin 2020.

    “Marrëdhëniet dypalëshe pësuan një goditje të rëndë me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe hebrenjve janë aq të forta saqë mund të them me krenari se ne do vazhdojmë bashkëpunimin edhe në shumë sfera dhe jam i bindur se këtë do ta bëjmë me një ritëm të fortë”, deklaroi ambasadori serb.

    Vlen të theksohet se Serbia është një nga shtetet që ka përkrahur hapur Palestinën veçanërisht pas njohjes së Izraelit ndaj Kosovës. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark