×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Hamasi publikon videon e dorëzimit të pengjeve, të tjerë pritet të lirohen sot

    Insajderi
    25 November 2023 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëzet e katër persona të mbajtur peng për gati shtatë javë në Rripin e Gazës u liruan të premten si pjesë e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari, grupi përfshin 10 shtetas tajlandez, 13 izraelitë dhe një filipinas.

    Ata janë tani në Izrael. Përveç kësaj, 39 gra dhe adoleshente palestineze u liruan nga burgjet izraelite dhe ishin rrugës për në Bregun Perëndimor. Gjithsej 50 pengje priten të lirohen gjatë armëpushimit katërditor.

    Mossad dhe Forcat e Mbrojtjes të Izraelit morën listën e dytë të pengjeve izraelitë që do të lirohen sot si pjesë e kornizës së rënë dakord me Hamasin, sipas zyrës së kryeministrit izraelit.

    Zyrtarët e sigurisë po shqyrtojnë listën me emra, ku përfshihen edhe fëmijë. Koordinatori i pengjeve në Izrael, Gal Hirsch, ua dha informacionin familjeve të pengjeve.

    Lista nuk do të publikohet derisa pengjet të jenë të sigurt në duart e Izraelit. Hamasi publikoi një video që tregonte shumë nga 24 pengjet e liruara duke iu dorëzuar zyrtarëve të Kryqit të Kuq brenda Gazës të premten.

    Tridhjetë e nëntë persona u liruan të premten si pjesë e marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit, e cila gjithashtu çoi në lirimin e 24 pengjeve nga Gaza dhe fillimin e një armëpushimi katër-ditor në enklavë.

    Njëzet e dy gra ishin në mesin e të liruarve, si dhe dy vajza. 15 adoleshentë nën moshën 18 vjeç, më i riu 14 vjeç, u liruan gjithashtu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark