×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hamza viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Ata si gjithmonë me atdhedashuri të palëkundur

    Insajderi
    18 March 2023 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i Mitrovicës, Bedri Hamza ka takuar sot krerët e UÇK-së në Hagë.

    Hamza, ka njoftuar se ka takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

    “Sot përfundova vizitën time në Hagë ku takova Hashimin, Kadriun, Bacin Jakup e Rexhën. Ata si gjithmonë me moral të lartë e atdhedashuri të palëkundur!”, ka shkruar ai në Facebook.

    Aktakuza nën pretendimin për krime lufte kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, ishte konfirmuar në tetor të vitit 2020, e cila ishte pasuar me arrestimin e tyre dhe dërgimin në Hagë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark