×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Hapet ekspozita “Diagnoza racore”

    Insajderi
    12 May 2023 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” në hapësirën ekspozuese në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, ka hapur ekspozitën “Diagnoza racore: Magjup-gjenocidi nazist për sintit dhe romët dhe lufta e gjatë për njohje”. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më datën 31 maj në të njëjtën hapësirë ekspozuese.

    E hapur për herë të parë në Kosovë dhe e prezantuar përmes një sërë objektesh, fotografish dhe elementesh që pasqyrojnë holokaustin ndaj romëve, ekspozita synon të rrisë ndërgjegjësimin për gjenocidin që tronditi botën ku u ekzekutuan dhe masakruan qindra mijëra romë.

    Në hapje të saj, të pranishmit patën rastin të shohin një monodramë të luajtur nga aktori Edis Galushi, ku përcillej historia e holokaustit ndaj romë dhe sintëve.

    Në ngjarje morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zëvendësministri i Kulturës, Sylejman Elshani, ambasadori i Gjermanisë, Joern Rohde, shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, zëvendës ambasadori i Italisë, Ugo Ferrero, deputeti Erxhan Galushi, nga OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, Isak Skenderi, përfaqësues nga komuniteti romë, përfaqësues nga institucionet kulturore dhe artdashës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark