×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Hapet ekspozita “Rishikime” e Violeta Xhaferit

    Insajderi
    21 June 2023 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të enjtën (22.06.2023), ora 19:00, do të hapet ekspozita “Rishikime” e Violeta Xhaferit. Kjo ekspozitë do të mbahet në ambientet e Galerisë Kombëtare të Kosovës.

    Ekspozita bën bashkë mbi njëqind vepra ku përfshihen vizatime, kolazhe, piktura, grafika dhe një instalacion, e shoqëruar me materiale arkivore që ofrojnë njohuri të mëtejshme për punën dhe jetën e saj. E organizuar në bazë të periudhave të caktuara kohore, ekspozita prezanton mënyrat se si artistja ndërthur mjete dhe materiale të ndryshme për të krijuar botëkuptime dhe rikujtime.

    “Rishikime” prezanton praktikën pesë dekadëshe të Violeta Xhaferit dhe synon të nxjerrë në plan të parë veprën e artistes, puna e së cilës vazhdimisht ka evoluar dhe është shfaqur si përgjigje ndaj zhvillimeve politike dhe shoqërore në të cilat ajo është përfshirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark