×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Hapet konkursi për dramën shqipe “Katarina Josipi”

    Insajderi
    05 June 2023 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    MKRS hap konkursin për ndarjen e Çmimeve për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2023.

    Tri dramat më të mira të përzgjedhura nga juria profesionale, përveç shpërblimit financiar, fitojnë të drejtën për lexime skenike në Teatrin Kombëtar të Kosovës si dhe botohen në një edicion special në gjuhën shqipe.

    Afati i fundit për aplikim: 1 gusht 2023.

    Çmimet të cilat i ndanë Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit janë si në vijim:

    1. Çmimi i parë për Dramë origjinale Shqipe “Katarina Josipi”
    2. Çmimi i dytë për Drame origjinale Shqipe “Katarina Josipi”
    3. Çmimi i tretë për Dramë origjinale Shqipe “Katarina Josipi”

    Vlerësimin për ndarjen e çmimeve e bën juria profesionale e përbërë nga 5 anëtarë e
    emëruar nga Ministri.

    Kriteret dhe kushtet për pjesëmarrje:


    ➢ Laureat të çmimit mund të jenë dramaturgët që janë shtetas të Republikës së
    Kosovës.
    ➢ Dramat e papërfunduara apo sinopsiset nuk do të merren në shqyrtim.
    ➢ Drama duhet të jetë origjinale, të pa inskenuara dhe të pa botuara më parë.
    ➢ Një autor mund të sjellë më së shumti dy drama për shqyrtim;
    ➢ Dramat që konkurrojnë në këtë konkurs duhet të jenë jo më të shkurtra se 40
    minuta;
    ➢ Dramat e të gjitha zhanreve do të merren në shqyrtim;
    ➢ Zhanri, tema dhe as numri i personazheve nuk janë të limituara.

    Dramat dorëzohen në tri kopje me mbishkrimin “Konkursi për Dramë Kombëtare
    ‘Katarina Josipi 2023″.

    Çmimet dorëzohen në një ceremoni të veçantë të organizuar nga MKRS, me 9 nëntor në
    ditëlindjen e “Katarina Josipit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark