×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj dhe Begaj takohen në Pukë, diskutuan për zhvillimet politike

    Insajderi
    28 October 2023 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj në Iballë të Pukës.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tregoi se me Begajn kanë folur për zhvillimet politike në dy vendet dhe në rajon.

    Gjatë qëndrimin në Iballë të Pukës, kisha kënaqësi që me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj të bisedojmë për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Kënaqësi të ndajmë mendimet e njëjta, që Kosova sa më parë t’i kthehet rrugës së saj të paalternativë për anëtarësimin në NATO, sepse kjo nënkupton më shumë siguri në rajon e më shumë paqe në botë”, ka shkruar Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark