×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj: Jemi me Elzën, familjen Ujkani, në këto momente aspak të lehta për ta

    Insajderi
    19 January 2024 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksidentit të djeshëm nga rënia e kulmit të objektit të ri të Komunës së Prishtinës ku si pasojë mbeti e lënduar Elëza Ujkani, motra e deputetes Fjolla Ujkani. 

    Haradinaj ka thënë se jemi bashkë me Elzën, deputeten Fjolla Ujkani dhe familjen Ujkani në këto momente të vështira.

    “Jemi me Elzën, familjen Ujkani dhe deputeten Fjolla Ujkani, në këto momente aspak të lehta për ta. Shpresojmë shumë që Elza do t’i përballojë lëndimet nga aksidenti i djeshëm dhe ndërhyrjet e mjekëve tanë profesionistë”, ka thënë Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark