×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj ka një kërkesë për faktorin politik shqiptar në Mal të Zi

    Insajderi
    22 October 2023 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga faktori politik shqiptar në Mal të Zi që të orientohen në linjë me politikën e jashtme të SHBA-ve dhe të Evropës.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka folur për zhvillimet në Mal të Zi ku pritet që të formohet qeveria e re.

    Ai ka bërë thirrje që politikanët shqiptarë të përcaktohen në qëndrimin pro amerikan dhe pro evropian.

    Në këtë kontekst konsiderojmë që formimi i qeverisë së re të Malit të Zi, përpos që reflekton vullnetin qytetar dhe pluralizmin politik, duhet pashkëputshëm të mishërojë vlerat pro perëndimore, që lidhen me NATO-n, integrimin evropian, fqinjësinë e mirë dhe refuzimin e ndikimeve dhe ndërhyrjeve të jashtme destruktive nga ana e Serbisë dhe partnerit të saj, Rusisë”, ka shkruar Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark