×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kurti shkoi në Veri për ta mashtruar Lulzim Hetemin

    Insajderi
    04 April 2024 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vizita e kryeministrit Albin Kurti dje në veri ka pasur qëllim që “mashtrojë”, kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, duke i thënë se “është patriotike me të shkarkuar me peticion përmes serbëve”.

    Sipas kreut të AAK-së, Kurti ka pasur për qëllim edhe ta mbulojë dështimin.

    “Tani ai po mundohet me mbulu disa lëshime që po i bënë i bërë edhe për tu arsyetuar kryesisht tekë votuesit e tij. Ishte rasti i tokës për Manastirin e Deçanit. Tani lëshimi tjera ose letra e tre udhëheqësve institucional ishte pastër marrje e obligimit për zbatim të asociacionit. Njëkohësisht organizmi i peticionit, aty ku ka shkuar Kurti, Kurti po paguan pare për të shkarkuar atë, pra zotin Hetemi, shume palogjike”.

    “Me siguri ka shkuar të mashtrojë edhe Lulzimin me i thënë është patriotike me të shkarkuar me peticion përmes serbëve”, ka thënë ai, teksa ka komentuar edhe trevjetorin e zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente. “Inekzistente, ne kemi vetëm një pushtet, ai është Kurti dhe të gjithë të tjerët janë staf i tij”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark