×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj: Me Aleancën, Kosova i kthehet zhvillimit dhe rrugës për anëtarësim në NATO

    Insajderi
    22 April 2024 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleanca me partnerët e koalicionit është nevojë urgjente për Kosovën, për zhvillimin e saj ekonomik, për një Kosovë më të sigurtë dhe të zhvilluar.

    Haradinaj ka thënë se AAK i ka ofruar Gjakovës qeverisjen shembullore.

    “Për disa mandate me radhë, Aleanca qytetit të Gjakovës po i ofron qeverisjen shembullore. Kryetari Ardian Gjini me ekipin e tij i kanë dhënë shtytje të jashtëzakonshme përparimit dhe zhvillimit të këtij qyteti, pavarësisht sfidave dhe diskriminimit që i bëhet nga niveli qendror”, u shpreh Haradinaj.

    Ai ka shtuar se qeveria e Kosovës ka dështuar në tema të mëdha.

    “Sot, në mbledhje të përbashkët të kryesisë qendrore me struktura të Aleancës në Gjakovë, folëm për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për koordinimin e aktiviteteve  të përbashkëta. Fatkeqësisht, Qeveria jonë ka dështuar në tema madhore që janë jetike për vendin. Ka refuzuar termocentralin Kosova C, ka refuzuar projektin e Gazsjellësit Amerikan e qytetarin e ka bërë më të varfër”, deklaroi Haradinaj.

    Sipas tij, AAK me partnerët e koalicionit është nevojë urgjente për Kosovën, për zhvillimin e saj ekonomik, për një Kosovë më të sigurtë dhe të zhvilluar.

    “Në aspektin e sigurisë ka neglizhuar këshillat e aleatëve tanë, ShBA-ve në veçanti, duke e ka larguar vendin nga rruga e saj euro-atlantike dhe synimi ynë madhor, anëtarësimi në NATO. Por ne do e ndihmojmë Kosovën të dalë nga kjo situatë. E them me plot bindje se Aleanca me partnerët e koalicionit është nevojë urgjente për Kosovën, për zhvillimin e saj ekonomik, për një Kosovë më të sigurtë dhe të zhvilluar, përkrah Amerikës dhe botës demokratike”, ka përfunduar Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark