×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haradinaj nis vizitën në Gjermani: Bashkatdhetarët janë të gatshëm për të investuar në Kosovë

    Insajderi
    16 July 2023 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë po qëndron për vizitë në Gjermani.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se vizitën në Gjermani e ka filluar me një takim me shqiptarë të suksesshëm në fushën e biznesit.

    “Vizitën time në Gjermani e nisa me bashkatdhetarë të suksesshëm në fushën e biznesit. Bashkë me kolegë nga Aleanca, fillimisht vizituam Gazmend Berishën, i cili na njoftoi nga afër me veprimtarinë e tij biznesore që ushtron në qytetin e Mynihut”.

    “Në vizitë tek afaristët Ilir Sinani, Xhevat Ndrecaj, Afrim Bytyqi dhe Driton Tahiri, fola për rëndësinë që mërgata jonë ta shohë edhe Kosovën si vend ku mund të investojnë dhe të zhvillojnë bizneset e tyre ngjajshëm si në Gjermani”, ka shkruar Haradinaj.

    Haradinaj ka thënë se një Kosovë e fortë ekonomikisht i fuqizon edhe njerëzit e saj kudo në botë.

    “Motrat e vëllezërit tanë që jetojnë jashtë vendit, janë edhe partnerët tanë në zhvillim, sepse Kosova e fortë fuqizon edhe më shumë njerëzit e saj në mbarë botën”, është shprehur Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark