×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haradinaj-Stublla: Serbisë pak i bëjnë presion, s’ka presion as për të pagjeturit

    Insajderi
    09 February 2023 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

    Ajo thotë se Kosova është në presion asimetrik karshi Serbisë.

    “Jemi në presion asimetrik. Po shihet edhe nga gjuha dhe pretendimet e tyre territoriale që i kanë ende mbi neve.  Serbisë shumë pak i bëjnë presion, s’ka presion as për të pagjeturit. Qysh ulesh me një shtet i cili ka pretendime ekspansioniste dhe territoriale mbi ty. Si pret njohje”, tha ajo, në T7.

    Haradinaj Stublla shtoi se Asociacioni është i shmangshëm si opsion, njëjtë sikur që ishte edhe shkëmbimi i territoreve.

    “Asociacioni është opsion. Edhe shkëmbimi i territoreve ishte opsion dhe ai u shmang”, tha ajo.

    “Mendoj se Asociacioni me kompetenca ekzekutive i nënshkruar më 2013 dhe 2015 është i shmangshëm, pikërisht për shkak të mbrojtjes ligjore që kemi marrë me aktgjykimin e gjykatës kushtetuese. Janë 200 mijë qytetarë që kanë nënshkruar peticionin. Nuk është pak. Është vullnet i popullit”, shtoi ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark