×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Haradinaj takon Ambasadorin Davenport: OSBE ka luajtur rol të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës

    Insajderi
    29 December 2022 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur në takim Shefin e OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport.

    Haradinaj pas takimit ka thënë me ambasadorin Davenport kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike me theks ato në veri.

    “Zhvillimet aktuale politike, në veçanti në pjesën veriore të vendit dhe çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, ishin temat kryesore të bashkëbisedimit të sotëm me Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

    Haradinaj ka siguruar ambasadorin Davenport për bashkëpunim në shërbim të zhvillimit të demokracisë.

    “Ambasadorin Davenport e sigurova për bashkëpunimin tim dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në shërbim të zhvillimit të demokracisë, forcimin e sundimit të ligjit dhe promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE i ka dhënë Kosovës”, ka përfunduar Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark