×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj uron besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit

    Insajderi
    10 March 2024 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

    Haradinaj ka thënë se muaji i shenjtë i Ramazanit le të shërbejë që të shfaqim virtytet e mira.

    “Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, Mërgatë dhe trevat shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë muaj të mëshirës, le të shpërfaqen virtytet më të mira njerëzore, paqja, dashuria, solidariteti e mirëqenia. Agjërim të lehtë!”, ka thënë Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark